Impiante Fotovoltaike
Transformo diellin në energji me impiantet tona fotovoltaike.
Hapat e pajisjes me impiante fotovoltaike
Ekipi ynë i punës është i dedikuar në zbatimin me rigorozitet të 4 hapave kyç për integrimin e impianteve fotovoltaike në një veprimtari apo shtëpi.
Ekspertët e Green Power, pasi të konsultohen me ju dhe të masin parametrat, do të ju propozojnë zgjidhjen optimale për biznesin apo shtëpinë tuaj.
Pasi miratohet zgjidhja e propozuar, ekipi ynë fillon dizenjimin e zgjidhjes në laps e në letër, për të parashikuar çdo hap të instalimit.
Pasi gjendet zgjidhja e duhur nëpërmjet protokolleve të dizenjimit, puna vijon me zbatimin dhe instalimin e impianteve.
Ekipi i Green Power parashikon në çdo klient të saj mirëmbajtjen afatgjatë të produkteve në mënyrë që të garantohet efiçenca e tyre gjatë punimit.
![](https://greenpower.al/wp-content/uploads/2023/06/solar-panel.jpg)
Çfarë janë impiantet fotovoltaike?
Impiantet fotovoltaike janë sisteme teknologjike që përdorin qelizat fotovoltaike për të kthyer dritën e diellit në energji elektrike.
Ato mund të vendosen në çati të shtëpive, ndërtesave të mëdha apo në toka të hapura, dhe janë të pajisura me invertera që konvertojnë elektricitetin e gjeneruar nga një formë e ashtuquajtur DC (Direct Current) në AC (Alternating Current) e cila mund të përdoret në shtëpi.
Funksionimi i impianteve fotovoltaike bazohet në dy procese: absorptimin e dritës së diellit dhe konvertimin e asaj drite në energji elektrike. Kur drita e diellit bie mbi qelizat fotovoltaike, ato fillojnë të prodhojnë elektrone. Këto elektrone lëvizin nëpër qelizë dhe krijojnë një rrjedhë të elektricitetit.
Kjo rrjedhë është në formën DC, që është e përshtatshme për disa përdorime, por jo për të gjitha. Prandaj, inverteri i impiantit fotovoltaike konverton këtë rrjedhë DC në rrjedhë AC, të cilën ne përdorim çdo ditë për të ndriçuar shtëpitë tona, për të ngrohur ujin, për të punuar pajisjet elektronike, etj.
çfarë prisni?
Merr ofertën tënde tani
Përfshini sa më shumë detaje për ambientin tuaj në mënyrë që të ju japim një ofertë sa më konkrete.