greenpower-logo-full-white

Rreth Nesh

Energji e rinovueshme për një botë të qendrueshme.

KUSH JEMI

Rreth Green Power

Green Power është një kompani inovatore me një staf energjik dhe dinamik që ofron seriozitet dhe profesionalizëm në zgjidhje të shpejtë dhe ekonomike në fushën e paneleve diellore në të gjitha aspektet e realizimit të projektit; që nga propozimi i zgjidhjes më optimale, dizenjimi, zbatimi dhe mirëmbajtja.

eksperiencë

Mbi 10 vjet

çfarë na karakterizon

Parimet dhe vlerat tona

Ndër vite, Green Power punon për t’i qëndruar besnik parimeve dhe vlerave të saj – të vendosura që në themelim.

Vizioni

Ne synojmë të krijojmë një botë të qëndrueshme dhe të gjelbër me anë të energjisë të rinovueshme, duke ndihmuar individët dhe bizneset të kalojnë në teknologjinë e energjisë diellore.

Misioni

Misioni ynë është të ofrojmë zgjidhje të qëndrueshme, ekonomike dhe inovative në fushën e paneleve diellore, të kontribuojmë në zhvillimin e një ekonomie të gjelbër dhe të ndihmojmë në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Motoja jonë

Energjia e Diellit, Forca e Jetës!

Historiku ynë

Rrugëtimi i Green Power

Me një eksperiencë disa-vjeçare në fushën e instalimit dhe mirëmbajtjes së strukturave inxhinerike, në vitin 2021 Green Power Shpk vendosi fokusin e saj ne fushën e energjisë së rinovueshme, me prioritet implementimin e paneleve fotovoltaike.
 
Green Power mbështetet në partneritetin dhe bashkëpunimin me kompani serioze në fushën e projektimit dhe konstruksioneve për të ofruar tek klienti shërbimin më cilësor dhe në afate optimale.
Ne jemi gati për të bashkëpunuar.
Po ju?

Kontaktoni me Green Power tani dhe merrni ofertën tuaj për gamën e produkteve që ofrojmë. 

sqAlbanian